Shqipëria "pushtohet" nga i ftohti polar, nga nesër temperaturat zbresin deri në -9 gradë C

Shqipëria “pushtohet” nga i ftohti polar, nga…

Nga nesër vendi jonë do të pushtohet nga i ftohti polar. Shërbimi Meteorologjit Ushtarak bën me dije situatën për nesër në vendin tonë, bëhet me dije se në orët që vijnë na presin masa ajrore të thata por edhe të ftohta njëkohësisht.

Ndërsa gjatë ditës no zonat malore parashikohet një mjegull e dendur si dhe ngrica përgjatë akseve rrugore për shkak të temperaturave të ulëta.

Qytetet më të prekura nga i ftohti do të jenë: Shkodra, Fieri dhe Berati.

Era do të fryejë me drejtim verilindje- juglindje me një shpejtësi mesatare prej 1 deri 8m/sek dhe përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore era hera herës 13-15m/s. Ndërsa sa i përket temperaturave, ato parashikohet që të variojnë: në zona malore -10 deri -1°C; në zona e ulëta -4 deri 7°C; ndërsa në zona bregdetare -1 deri 9°C.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit