Paratë brenda llojit/ Frani i Fushë-Arrzit tender “me flamur të kuq” ish-zyrtarit të Pyjeve

Paratë brenda llojit/ Frani i Fushë-Arrzit tender…

Një tender i cilësuar problematik i është dhënë nga Bashkia e Fushë-Arrzit, një ish-zyrtari, në detyrë gjatë qeverisjes socialiste të Edi Ramës.

Referuar dokumenteve zyrtare, në fillim të Majit, bashkia e drejtuar nga Fran Tuci ka shpallur një tender me objekt “Shërbime dhe mirëmbajtje në pyje për vitin 2020 në Bashkinë Fushë-Arrëz” dhe fond limit mbi 9 milionë Lekë.

Tenderi problematik

Një muaj më pas, njoftohet zyrtarisht fituesi. Oferta e paraqitur nga kompania fituese është gati sa fondi limit. Firma e kontraktuar nga bashkia, “LURIMI” sh.p.k, ka qenë e vetmja që ka dorëzuar dokumentet për të marrë pjesë në tender.

Profesionalja “openprocurement.al”, e cilëson tenderin problematik, duke e klasifikuar me “flamur të kuq”. Arsyeja është pikërisht mungesa e konkurrencës.

Paratë brenda llojit

Kompania fituese “LURIMI” sh.p.k, sipas të dhënave në Qendrën Kombëtare të Biznesit, ka pronar një ish-zyrtar të lartë: Lutfi Miftari. Ky i fundit ka mbajtur postin e drejtuesit të Inspektoriatit të Pyjeve në Bulqizë.

Rreth një vit më parë, emri i tij u përmend në media teksa denoncoi se bashkë me një grup inspektues kundër kontratrabës, janë sulmuar me armë zjarri.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit