"Paratë shkojnë në një dorë"/ Njihuni me kompanitë që përfituan më shumë nga buxheti i shtetit

“Paratë shkojnë në një dorë”/ Njihuni me…

Punët publike në Shqipëri prej vitesh kalojnë më Partneritet Publik Privat, njohur ndryshe si PPP, te disa kompani të njohura. Çdo shërbim infrastrukturor, shëndetësor, arsimor, social, kulturor e sportiv, kalon nëpërmjet kompanive private dhe biznesmenëve të cilët mund të quhen si “miq” të qeverisë. Themi miq pasi janë të njejtët emra që kanë përfituar nga buxheti i shtetit para, për disa punë që qeveria duhet t’i kryente me me ndërmarrje publike.

Sipas një investigimi nga Open Data Albania, në vend të parë për shumën më të madhe të përfituar nga buxheti i shtetit në vitin 2022, qendron kompania Shoqëria e Thjeshtë Intekar – ASL, e cila ka marr përsipër ndërtimin e tunelit të Llogarasë. Kjo shoqëri me pronësi turke, ka përfituar nga buxheti i shtetit 5.88 miliardë lekë gjatë 2022. Vlera totale e ndërtimit të Tunelit Llogara pa TVSH është 17.03 miliard lekë.

Kastrati sh.p.k. renditet i dyti dhe ka përfituar 4.27 miliardë lekë. Në vendin e tretë vjen G.P.G. Company, me administrator Paqsor Buzin, me 3 miliard lekë të përfituara nga buxheti i shtetit. Shoqëria që renditet në vendin e katërt është Gjoka 87, me 2.94 miliardë lekë të përfituara nga buxheti i shtetit gjatë vitit 2022. Lista vijon me kompaninë Salillari me fitim 2.58 miliardë lekë. Pjesë e listës janë edhe Fusha sh.p.k me vlerë 2.17 miliardë lekë, Gjikuria me 1.61 miliardë lekë përfitim, Genner 2, Geci, e të tjerë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit