Paris, një person u fut në konsullatën iraniane, kërcënoi se do të hidhte veten në erë

Paris, një person u fut në konsullatën…

Një person ka kërcënuar në ndërtesën e konsullatës iraniane në Paris se do të hidhte veten në erë pasi kishte veshur një rrip eksploziv.

Si masë sigurie dhe me urdhër të shtabit të policisë në Paris është ndërprerë qarkullimi dhe është rrethuar zona.

Kjo ngjarje e ndodhur përballë një situate ndërkombëtare të ndërlikuar për shkak të sulmeve të vazhdueshme mes Izraelit dhe Iranit, ka bërë që forcat e policisë në këtë aksion të vepronin sapo u sinjalizuan nga një dëshmitar se një person i dyshimtë është futur në selinë konsullore iraniane në rrugën Rue de Fresnel.

Sipas mediave franceze personi i dyshimtë është arrestuar nga policia, dhe se  ndryshe nga deklaratat e mëparshme, atij nuk iu gjet asnjë eksploziv.

Personi i dyshimtë po mbahet nën mbikëqyrjen e brigadës e kërkimit dhe ndërhyrjes, njësia elitare e policisë.

Po kontrollohet edhe automjeti me të cilin ka mbërritur. Sipas komisariatit të policisë po vijojnë hetimet e mëtejshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit