Paris/ Qytetarët dalin të tmerruar nga qendra tregtare, raporte për viktima

Paris/ Qytetarët dalin të tmerruar nga qendra…

Policia u ka kërkuar qytetarëve të shmangin kalimin nga ajo zonë.

Të shtëna armësh janë dëgjuar në një qendër tregtare në Paris. Qendra tregtare ndodhej në Westfield Les 4 Temps në La Défense dhe pas të shtënave qytetarët që ishin brenda saj të largohen të tmerruar.

The Sun” ka publikuar pamje të blerësve të tmerruar që vrapojnë në dalje për të shpëtuar.

Policia konfirmoi se oficerët kanë shkuar në vendngjarje, ndërsa u kërkon qytetarëve që të shmangin zonën. 

Një zëdhënës i departamentit të policisë së Parisit hodhi poshtë raportet se ishin qëlluar me armë zjarri. Ata thanë se “një incident” shkaktoi panik te qytetarët dhe ata nxituan për të dalë. 

Një burim policor tha se një burrë ishte hedhur nga kati i pestë, duke shkaktuar panik masiv brenda qendrës tregtare, ndërsa dëshmitarët okularë thanë se panë të paktën një person në tokë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit