“Parkon keq makinën pranë shkollës “Emin Duraku” dhe bllokon trafikun”

“Parkon keq makinën pranë shkollës “Emin Duraku”…

Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e JOQ Albania një automjet tip “Benz”, i cili është parkuar në mënyrë të parregullt pranë shkollës “Emin Duraku”, duke penguar qarkullimin e mjeteve.

Sipas denoncuesit, automjeti ka qëndruar i parkuar në trotuar dhe ka bllokuar trafikun për rreth 30 minuta, duke krijuar vështirësi për drejtuesit e mjeteve që kalojnë në atë zonë.

Qytetari ka dërguar edhe pamje filmike të situatës, ndërsa thekson se automjeti nuk ka targa të vendosura.

Ai kërkon ndërhyrjen e autoriteteve për të zgjidhur situatën dhe për të shmangur pengesa të tilla në qarkullim.

<iframe width=”337″ height=”599″ src=”https://www.youtube.com/embed/vjdsJNUZw0c” title=”“Parkon keq makinën pranë shkollës “Emin Duraku” dhe bllokon trafikun”” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share” referrerpolicy=”strict-origin-when-cross-origin” allowfullscreen></iframe>

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit