Parlamenti kthehet në estradë, deputeti e ka mendjen te makina: Nuk kam ku parkoj, Policia më vë gjoba

Parlamenti kthehet në estradë, deputeti e ka…

Nëse në Parlamentin e Shqipërisë duhet të flitet për ide dhe vizione si për të çuar drejt përmirësimit vendin tonë, jo të gjithë kanë këtë mendim.

Në seancën e sotme parlamentare, deputeti i Opozitës së Re, Adriatik Alimadhi, kishte shqetësim se ku do parkonte makinën.

Pasi mori fjalën, ai filloi të ankohej në foltore se kishte marrë gjoba nga Policia kur kishte parkuar keq tek Kuvendi.

Pati një debat edhe me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi.

DEBATI NË KUVEND: 

Adriatik Alimadhi: Kemi marrë gjoba nga policia për mjetet tona te Kuvendi, të gjendet një mënyrë të rregullohet

Gramoz Ruçi: Të merremi në seanca për parkimet e makinave….Ulu. Nuk është për procedurë ku do të parkosh makinën ti

Adriatik Alimadhi: Nuk ulem

Gramoz Ruçi: E ke marrë fjalën për procedurë dhe po abuzon

Adriatik Alimadhi: Ju jeni perëndia Zoti.

Gramoz Ruçi: Është pak pa kuptim që të flasim në foltoren e Kuvendit për parkimin e makinave…

Alimadhi: Ky është problemi që duhet të flas.

Gramoz Ruçi: Mor zotëri nuk mund të flasësh këtu se s’ke ku të parkosh ti makinën…

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit