Parlamenti serb voton për heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme

Parlamenti serb voton për heqjen e gjendjes…

Kuvendi i Serbisë votoi për heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme në vend, e cila është vendosur më 15 mars, si masë për frenimin e koronavirusit.

Ky vendim u miratua me 155 vota pro, 1 abstenim dhe asnjë kundër.

Vendimi hyn në fuqi në më pak se tetë ditë pas votimit në gazetën zyrtare.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, tha se propozimi për heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme është sjellë në kuvend pas rekomandimeve nga profesionistë shëndetësorë.

Ajo shtoi se pas heqjes së gjendjes së jashtëzakonshme, qytetarët do të duhet të mësojnë të jetojnë me koronavirusin, duke respektuar distancën fizike dhe masat tjera.

“Normaliteti ynë i ri do të jetë jeta dhe puna nën masat e distancimit fizik, social, me maska dhe me rritje të higjienës. Të gjitha këto do të jenë të nevojshme deri në gjetjen e vaksinës për koronavirus”, shtoi mes tjerash kryeministrja serbe.

Në Serbi me koronavirus janë infektuar 9,791 persona, ndërsa kanë vdekur 203.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit