"Parti Demokratike si u shite gjithë këto vite", studentët marshojnë para selisë së PD

“Parti Demokratike si u shite gjithë këto…

Studentët kanë vijuar marshimin e tyre në Tiranë, duke u ndalur këtë herë përpara selisë së Partisë Demokratike, ku kanë artikuluar kritika të forta ndaj opozitës dhe klasës politike në vend.

Gjatë kalimit pranë selisë blu, të rinjtë kanë brohoritur: “Parti Demokratike, si u shite gjithë këto vite”, duke shprehur pakënaqësinë edhe ndaj forcës kryesore të opozitës.

Me thirrjet “Dorëheqje!” dhe “Rama në burg, Berisha në burg”, protestuesit kanë kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama, por njëkohësisht kanë bërë të qartë kundërshtimin e tyre edhe ndaj kreut të PD-së, Sali Berisha.

Në kor, studentët kanë lëshuar edhe slogane të tjera, si “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve” dhe “Poshtë patronazhistët”, duke mos e ndërprerë marshimin edhe për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike.

Më herët gjatë ditës, protestuesit janë ndalur në disa fakultete të kryeqytetit, ku u kanë bërë thirrje studentëve të tjerë të bojkotojnë mësimin dhe t’i bashkohen lëvizjes.

Protesta e studentëve ka hyrë tashmë në ditën e 22-të, ndërsa kërkesa e tyre kryesore vijon të jetë dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshimi i drejtimit politik të vendit.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit