"Parti që mbijnë si kërpudhat"/ 21 subjekte regjistrohen për zgjedhjet e 14 majit, sa njihni prej tyre?

“Parti që mbijnë si kërpudhat”/ 21 subjekte…

Editorial i Tv Atdheu

Politika është parë gjithmonë si një mënyrë për t’u pasuruar nga ana e atyre që e cilësojnë veten si politikanë. E në këtë “qyp me mjalt” të gjithë duan të fusin gishtin, kur të tjerët po hanë me lugë prej vitesh. Parti politike që mbijnë si kërpudha vetëm për zgjedhjet e më pas zhduken, duke e lënë vendin në duart e 2-3 politikanëve.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar së fundmi listën e 21 partive politike që do të marrin pjesë në zgjedhjet e 14 majit. Në listë të bëjnë përshtypje parti të padëgjuara më parë, e që nuk kanë krijuar asnjë aksion politikë për të forcuar frymën opozitare në vend.

Për shembull, në listë është “Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve në Shqipëri” me kryetar Kadri Isufaj. Asnjë informacion tjetër mbi këtë parti, elektoratin, programin apo veprimtarinë e saj në skenën politike. Lista vijon me Partia e Gjelbër, Partia Ora e Shqipërisë, Partia Qytetare Shqiptare, Partia Lëvizja Punëtore Shqiptare, apo Partia Shqiptare Atdheu.

Në listë ka dhe emra partishë të padëgjuara më parë por që për çdo zgjedhje ato shfaqen për të marrë disa para nga taksat e shqiptarëve. Problemi më i madh në Shqipëri duket pikërisht mungesa e alternativës politike, duke bërë që pushteti të ndahet sërish midis Sali Berishës, Edi Ramës dhe Ilir Metës edhe pas 30 viteve që ata kanë në politikë.

Në Shqipëri nuk ka një alternativë reale politike, ndaj shqiptarët nuk merren me politikë dhe pjesmarrja në zgjedhje është shumë e ulët. Kjo ka bërë që shqiptarët e ndershëm të largohen nga vendi dhe militantët të vendosin se kush do ta qeverisë Shqipërinë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit