Partia Demokratike mbledh Kryesinë më 15 korrik, pritet të shqyrtohen ndryshimet në statut

Partia Demokratike mbledh Kryesinë më 15 korrik,…

Partia Demokratike do të mbledhë Kryesinë këtë të enjte 15 korrik në orën e 18:00 në selinë blu.

Është zbuluar mesazhi që Sekretari i Përgjithshëm Gazmend Bardhi i ka dërguar anëtarëve të Kryesisë, ku i bën me dije axhendën e takimit.

Në mesazhin e Bardhit theksohet se krahas përmbledhjes së analizës së masakrës zgjedhore të 25 Prillit, do të bëhet dhe shqyrtimi i ndryshimeve në statut dhe miratimi i Komisioneve të Votimit dhe Numërimit për zgjedhjet e anëtarëve të Këshillit Kombëtar në mbledhjen e datës 17 Korrik.

Mesazhi i Bardhit:

Të nderuar anëtarë të Kryesisë,
Ditën e enjte, datë 15.07.2021, ora 18:00 do të zhvillohet mbledhja e Kryesisë së Partisë, me këtë rend dite:

Shqyrtimi i përmbledhjes së analizës së masakrës zgjedhore të 25 Prillit, për fazën e parë të saj

Shqyrtimi i ndryshimeve në Statutin e Partisë Demokratike që do ti propozohen për miratim Kuvendit Kombëtar të Partisë, në mbledhjen e tij të datës 17 Korrik 2021.
3. Miratimi i urdhrit për ngritjen e Komisioneve të Votimit dhe Numërimit për zgjedhjet e anëtarëve të Këshillit Kombëtar në mbledhjen e datës 17 Korrik 2021 të Kuvendit Kombëtar.

Njoftimi nga Kryetari i Partisë i listës që do të propozojë për votim për kandidatët për anëtar të Këshillit Kombëtar.

Të mërkurën, datë 14.07.2021, orën 11:00, do të zhvillohet mbledhja e Komisionit të Përhershëm Statutor, për të shprehur mendimin e tij për propozimet që do të vijnë deri të martën, datë 13.07.2021, nga anëtar të Komisionit, anëtar të Kryesisë, Kryetari i Partisë, anëtar të Këshillit Kombëtar, apo strukturat lokale të Partisë.

Duke ju uruar punë të mbarë, Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit