Partizani fiton në Ballsh dhe ngjitet i dyti

Partizani fiton në Ballsh dhe ngjitet i…

Partizani merr një fitore shumë të rëndësishme në këtë javët të fundit të fazës së dytë në Ballsh përballë Bylisit. Në stadiumin “Adush Muca” të kuqtë” e Ilir Dajës mund të konsiderohen me fat, pasi gjithçka filloi me një penallti në disfavorin e tyre. Gjithçka ndodhi në mbyllje të pjesës së parë, kur Broja ndërhyn keq ndaj Harbës. Gjithsesi gabimin e tij e korrigjon Alban Hoxha, duke ruajtur portën e tij të paprekur.

Me fillimin e pjesës së dytë është rasti i Partizanit të fitojë një 11-metërsh. Ymeralilaj ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Çinarit dhe penalltia ishte e pashmangshme. Eshtë pikërisht shkodrani që e merr përsipër për ta goditur dhe e shndërron në gol.

Në minutën e 81-të Cara realizoi golin e sigurisë për të kuqtë, duke e çuar në 2-0 rezultatin. Pesë minuta më pas Carkanji ngushtoi, duke fiksuar shifrat 2-1 për skuadrën e Dajës. Ishte nje fitore shumë e rendësishme per Partizanit që ngjitet në venidn e dytë tashmë në kuotën e 31 pikëve, 6 më pak se Vllaznia kryesuese. Nga ana tjetër Bylisi ndan vendin e fundit me Skënderbeun në kuotën e 12 pikëve pas dy fazave të para.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit