Partizani projekton të ardhmen, gati të pranojnë çdo kërkesë të trajnerit Ilir Daja

Partizani projekton të ardhmen, gati të pranojnë…

3 javë përpara fundit, Partizani ndodhet 6 pikë larg zonës europiane, nëse nuk ndodh ndonjë mrekulli, të kuqtë do të mbyllin një sezon të dështuar në çdo aspekt.

Ky ishte skenari më i keq i mundshëm, jashtë europe pas një viti ku dominuan futbollin shqiptar, shumë pak veta e kishin menduar por ja që në futboll mund të ndodh gjithçka.

Drejtori sportiv Olsi Rama dhe pjesa tjetër e stafit drejtues nuk dëshirojnë më të rrezikojnë por e konsiderojnë këtë sezon si një mësim të vyer për të ardhmen.

Projekti i ri nis me një trajner të ri, një ekspert të futbollit shqiptar, i cili sipas të gjithë gjasave pritet të jetë Ilir Daja.

Palët prej kohësh kanë nisur negociatat, e bënë diçka të tillë edhe në janar pas largimit të Franko Lerdës, kanë kontaktuar sërish për të gjetur një akord në parim.

Kushti i parë është vendimi që pritet të marrë Gjykata Federale në Zvicër, nëse Skënderbeut do ti mohohet sërish europa, atëherë Ilir Daja do të jetë trajneri i lirë për tu transferuar në kryeqytet.

Daja kërkon pushtet të plotë, nëse pranon të ulet në bankinën e kuqe, këtë do ta bëj sipas kushteve të tij.

Trajneri aktual i Skënderbeut kërkon të jetë ai hartuesi i merkatos, ndryshe nga Sormani apo Lerda që pranuan çdo lojtarë që i solli drejtori Rama me stafin e tij.

Daja kërkon gjithashtu që në krahë të ketë ndihmësin e tij besnik, Ilir Bozhiqin, trajnerin e portierëve.

Drejtuesit e Partizanit janë të gatshëm të pranojnë kërkesat e Ilir Dajës, do të jetë ai i cili do të vendos për lojtarë që mund të largohen, gjithashtu do të ketë në dispozicion një çek të bardhe për të afruar në kryeqytet lojtarët që dëshiron.

Projekti i ri i Partizanit parashikon rikthimit sa më shpejt tek titulli dhe mbi të gjitha një rrugëtim të rëndësishëm në europë, objektiva për të cilat Ilir Daja do të jetë përgjegjës. /GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit