Partizani shpartallon Luftëtarin me rezultatin 8-1 dhe tani synon Europën

Partizani shpartallon Luftëtarin me rezultatin 8-1 dhe…

Partizani shpartalloi Luftëtarin me rezultatin 8-1. Trajneri i të kuqve, Adolfo Sormani, foli pas sfidës së sotme, teksa u shpreh optimist në lidhje me mundësitë për të shkuar në Europë këtë sezon.

“Është një Partizan që ka luajtur mirë dhe në ndeshjet e tjetra. Nuk është vetëm kjo sfida kur Partizani ka luajtur bukur dhe ka prodhuar lojë. Kjo ishte një provë e mirë, ku skuadra diti si të shprehej në fushën e lojës”.

Skuadra stërvitet gjithmonë mirë dhe me intensitet të lartë. Ekipi është më i përgatitur për të kaluar sfida jo vetëm të lehta në letër, por edhe të vështira. Besoj se i ka të gjitha cilësitë për të shkuar më tej.

Mund të arrijë kjo skuadër në Europë?

Skuadra ka gjetur besimin dhe ka ditur si të shprehet. Nëse tregojmë vazhdimësi dhe qëndrueshmëri, atëherë pse jo mund të pretendojmë për të arritur diçka tjetër.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit