Partnerët me dy apo më shumë bashkëjetesa njëkohësisht dënohen me 3 vite burg

Partnerët me dy apo më shumë bashkëjetesa…

Në kodin e familjes, martesa, si një bashkëjetesë ligjore, mbështetet ne barazinë morale dhe juridike te bashkëshortëve. Tashmë thyerja e besnikërisë nuk do të jetë vetëm një problem moral në shoqërinë tonë, por do të o të jetë një vepër penale që do të ndëshkohet deri 3 vite burgim.

Ndryshimet e reja në Kodin Penal kanë të bëjnë me një projektligj që është hedhur për diskutim dhe ka në thelb pikërisht dënimin me burg të mbajtjes së dy apo më shumë partnerëve njëkohësisht.

Në projektligj thuhet se bashkëjetesa me një apo më shumë partnerë/e në të njëjtën kohë, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet. Nëse bigamia vazhdon pas dënimit të parë, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në katër vjet.

Rastet e bigamisë në vendin tonë kanë qenë të shumta, disa për arsyen që të lënë trashëgimtarë meshkuj për të mbajtur mbiemrin, në rastin kur gruaja e parë nuk bën djalë, e disa raste duke përdorur besimin.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit