Pas 10 vitesh në kërkim arrestohet shqiptari në Itali

Pas 10 vitesh në kërkim arrestohet shqiptari…

Një shtetas shqiptar 38 vjeç, banues në Gjermani dhe me leje qëndrimi të rregullt në këtë shtet, është arrestuar nga autoritetet italiane në qytetin e Komos. Ai u kap në orët e para të mëngjesit të së premtes në një motel të ndodhur në “Via P. Paoli”, pas ndërhyrjes së Policisë së Shtetit të Komos.

 

Arrestimi u bë i mundur falë sistemit elektronik “Web Lodgers”, i cili i jep mundësi forcave të rendit të kontrollojnë të dhënat personale të klientëve të strukturave akomoduese në kohë reale. Pasi emri i 38-vjeçarit u regjistrua në këtë platformë, autoritetet konstatuan se ndaj tij ekzistonte një urdhër arresti i lëshuar nga Gjykata e të Miturve e Triestes që në vitin 2015.

 

Menjëherë pas sinjalizimit, oficerët ndërhynë dhe e gjetën të kërkuarin në dhomën e motelit. Pas identifikimit, ai u arrestua dhe u shoqërua në Komisariatin e Policisë për procedurat e nevojshme dhe më pas u transferua në Burgun e Komos.

 

Mediat italiane raportojnë se autoritetet po ndjekin të gjitha hapat ligjorë në vijim për rastin.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit