Pas 102 ditësh pa asnjë të infektuar të ri, Zelanda e Re rikthen karantinën

Pas 102 ditësh pa asnjë të infektuar…

Rikthehet COVID-19 në Zelandën e re.

Zelanda e Re ka vendsur qytetin më të madh për herë të dytë në karantinë, pasi regjistroi katër raste të reja me Covid-19, pas 102 ditëve rradhazi pa asnjë të infektuar lokal.

Për tre ditë u vendos karantina në Auckland, menjëherë pas konfirmimit të rasteve.

Katër të infektuarit janë të gjithë pjestarë të një familjeje dhe asnjëri prej tyre nuk ka udhëtuar së fundmi.

Zelanda e Re ka shënuar rekordin më të mirë të infeksioneve me koronavirus me 1,220 qytetarë të infektuar dhe 22 viktima në total që nga nisja e pandemisë në muajin shkurt.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit