Pas 137 ditësh, Spitali i Bergamos nuk ka asnjë pacient me COVID-19

Pas 137 ditësh, Spitali i Bergamos nuk…

Në spitalin e Bergamos, pas plot 137 ditësh, nuk ka më asnjë pacient të prekur nga koronavirusi. Kjo është një ngjarje e rrallë, por shumë pozitive, kur dihet se Italia ka qenë vendi më i goditur në Europë nga Covid-19.

Në kujtim të viktimave është mbajtur një minutë heshtje dhe më pas kanë shpërthyer duartrokitjet për punën e palodhur të rreth 400 punonjësve të repartit të terapisë intensive të Spitalit Papa Giovanni XXIII, mjekë, infermierë, punonjës suporti dhe sanitarë.

Në ditët më kritike të pandemisë, Spitali i Bergamos kishte arritur të trajtonte deri në 100 pacientë të vendosur në ventilatorë.

Katër rajonet që nuk sjellin më asnjë rast të ri janë ato të Umbrias, Sardenjës, Valle D’aostës dhe Molizes.

Gjatë 24 orëve të shkuara janë bërë më shumë se 50 mijë tamponë në të gjithë Italinë. /GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit