Pas 15 vitesh, Luana Vjollca largohet nga Top Channel

Pas 15 vitesh, Luana Vjollca largohet nga…

Luana Vjollca do të largohet nga Top Channel pas 15 vitesh karrierë në këtë televizion.

Ajo e konfirmoi lajmin përmes rrjetit të saj social, Instagram. Luana u ka drejtuar një letër personale fansave të saj duke i falenderuar dhe shprehur mirënjohjen për mbështetjen e tyre dhe mundësitë që ky televizion i ofroi.“Duke e marrë këtë konfirmim kaq të madh që ju kam në krahë në çdo hap, më ka lehtësuar peshën e vendimeve, ndoshta edhe pa dëshirën e plotë, por për shkak të rrethanave dhe arsyeve madhore, për të cilat nuk do të doja të flisja, ashtu siç kam zgjedhur përherë.

Nga ky sezon nuk gjendem nën logon e Top Channel (i cili do të mbetet përherë shtëpia ime, ku u rrita dhe u zhvillova për 15 vite).

Prandaj, si rrjedhojë, këtë sezon të shtunën mbrëma nuk do ta ndajmë bashkë duke luajtur, qeshur e argëtuar me ‘Shiko kush luan’.Për momentin “prioriteti im është një projekt personal, i cili më shumë se gjithçka tjetër është zëri im i brendshëm, i cili dua fort të shërbejë edhe si zëri i secilit prej jush, për të tejkaluar çdo sfidë të jetës. #Thuaje.”, rrëfeu Vjollca.

Megjithatë në fund, ajo la të nënkuptuar se do të rikthehet në ekran së shpejti.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit