Pas 18 vitesh Ronaldo sheh të gjithë ndeshjen e Portugalisë nga stoli

Pas 18 vitesh Ronaldo sheh të gjithë…

Portugalia arriti të mposhtë Norvegjinë në javën e dytë të Nations League, por vëmendjen e mori Cristiano Ronaldo, i cili këtë herë nuk zbriti fare në fushë dhe e ndoqi të gjithë takimin nga pankina.

Hera e fundit që Ronaldo e kishte nisur një ndeshje të kombëtares nga stoli ishte në shtator 2024, në përballjen ndaj Skocisë. Asokohe, ylli portugez u aktivizua gjatë ndeshjes dhe shënoi golin e fitores 2-1.

Në 234 paraqitje me Portugalinë, sfida ndaj Norvegjisë ishte vetëm ndeshja e 8-të zyrtare që Ronaldo e nisi nga pankina.

Por statistika më e veçantë lidhet me faktin se për herë të parë pas shumë vitesh, Ronaldo e ndoqi një ndeshje të plotë të Portugalisë pa u aktivizuar. Për ndeshjet zyrtare, kjo kishte ndodhur për herë të fundit më 15 qershor 2008, në Evropianin e atij viti.

Atë ditë, Portugalia u mposht 2-0 nga Zvicra, ndërsa Ronaldo e ndoqi të gjithë takimin nga pankina. Nga ajo ndeshje deri te sfida me Norvegjinë kanë kaluar plot 6678 ditë.

Nëse përfshihen edhe miqësoret, rasti i fundit kur Ronaldo qëndroi 90 minuta në stol ishte në qershor 2024, në miqësoren Portugali-Kroaci.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit