Pas 2-javësh i infektuar me koronavirus, rikthehet në zyrë kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti

Pas 2-javësh i infektuar me koronavirus, rikthehet…

Pasi u infektua me koronavirus dhe u izolua 2 javë në shtëpi, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti arriti ta luftojë betejën me këtë sëmundje dhe të shërohej.

Lajmin e ka bërë të ditur këshilltari i tij, Xhavit Beqiri.

“Gjendja e kryeministrit është e mirë. Nesër pritet me dal në zyrë, por që do të iu njoftojmë për detaje”,- tha Beqiri.

Hoti nesër duket se do të rikthehet në detyrë si kryeministër i Kosovës për të shkuar në zyrë dhe për të vijuar punën normalisht nga qeveria.

Por edhe pse s’ka qënë i pranishëm në zyrë, kryeministri para se të sëmurej njoftoi se do t’i përmbushte nga shtëpia të gjitha detyrimet. 

/Gazetaatdheu.com/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit