Pas 3 vitesh pezullim Gjykata Kushtetuese kthehet në funksion, mbahet sot seanca e parë

Pas 3 vitesh pezullim Gjykata Kushtetuese kthehet…

Gjykata Kushtetuese do të mbajë sot seancën e parë pas 3 vitesh pezullim përshkak se pothuajse të gjithë anëtarët e saj u shkarkuan nga procesi i Veting-ut apo u dorëhoqën për t’iu shmangur këtij procesi dhe mbeti vetëm me një anëtare, Vitore Tushën.

Sot do të zhvillohet seanca e parë dhe në rend dite është një kërkesë e Gjykatës së Tiranës me objekt: “Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i togfjalëshit “nga gjykata e shkallës së parë që ka dhënë vendimin në dhomën e këshillimit”, parashikuar në pikën 1 të nenit 453 të Kodit të Procedurës Penale, si dhe togfjalëshit “… i së njëjtës gjykatë”, parashikuar në pikën 3 të nenit 453 të Kodit të Procedurës Penale, të ndryshuar me ligjin nr. 35/2017.

Gjykata u quajt përsëri funksionale, pasi që në dhjetor 2020 numri i anëtarëve të rinj shkoi në 7 duke krijuar numrat e nevojshëm për mbajtjen e seancave.

Janë shumë çështje që presin Gjykatën Kushtetuese, ndër të cilat dhe zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019, ku mazhoranca vendosi të shkojë pa opozitën në zgjedhje, pavarësisht se Presidenti Meta i anuloi ato.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit