Pas 32 vitesh burg për vrasje, amerikani del i pafajshëm, do të dëmshpërblehet me 1,6 milion dollarë

Pas 32 vitesh burg për vrasje, amerikani…

Një 56-vjeçar po shijon lirinë në SHBA, pas 32 vitesh në burg, i dënuar për vrasje. Shkak për lirimin e tij janë bërë zbulimi i provave të reja.

Gilbert Poole Jr, 56 vjeç, u burgos për vrasjen e Robert Mejia në 1988 në Detroit, Michigan.

Ai gjithmonë e kishte kundërshtuar vendimin.

Sipas ligjit të Miçiganit, kushdo që lirohet pas një dënimi të gabuar ka të drejtë të marrë 50,000 dollarë në vit, që do të thotë që Poole mund të kërkojë 1,6 milion dollarë.

Lirimi i tij vjen pas zbulimit të një prove të rëndësishme në 2015, kur gjaku i cili nuk përputhej me Poole ose Mejia u zbulua në vendin e ngjarjes.Një gjykatës hodhi poshtë dënimin e Poole, dhe disa orë më vonë, të mërkurën ai u la i lirë nga një burg në Jackson.

“Kam kaluar dekada duke mësuar, lexuar, studiuar juridik, por asgjë nga ato nuk po funksiononte për mua,” tha ai në gjykatë.

Poole u ndihmua në përpjekjet e tij nga Projekti i Pafajësisë në Universitetin e Miçiganit Perëndimor Shkolla e Drejtësisë Thomas M. Cooley.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit