Pas 32 viteve largohet nga detyra, Presidentja e Kosovës mesazh të veçantë për Eliot Engel. Osmani: Faleminderit për shtetëndërtimin e Kosovës

Pas 32 viteve largohet nga detyra, Presidentja…
Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Osmani shkruan se vendosmëria e Engel për mbështetje dhe shtetndërtimin e Kosovës ishin të domosdoshme.
Featured image of article: Pas 32 viteve largohet nga detyra, Presidentja e Kosovës mesazh të veçantë për Eliot Engel. Osmani: Faleminderit për shtetëndërtimin e Kosovës

Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani, ka falënderuar kongresmenin amerikan, Eliot Engel, për shërbimin dhe miqësinë e tij për Kosovën.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Osmani shkruan se vendosmëria e Engel për mbështetje dhe shtetndërtimin e Kosovës ishin të domosdoshme.

“Faleminderit për shërbimin dhe miqësinë tuaj të çmuar, Kongresmen Eliot Engel. Njohja juaj e nevojës për drejtësi dhe vendosmëria juaj në mbështetjen e shtetndërtimit të Kosovës ishin të domosdoshme. Njerëzit tanë janë përjetësisht mirënjohës dhe ju urojmë çdo të mirë në përpjekjet tuaja të ardhshme.” ka shkruar ajo.

Eliot Engel largohet sot nga Kongresi në SHBA, pas 32 vjetëve karrierë. Kongresmeni i njohur ndryshe si “miku i shqiptarëve” për shkak të mbështetjes që ka dhënë për Kosovën, është përshëndetur edhe nga figura të rëndësishëme në vendin tonë.

Engel njihet si miku më i mirë i shqiptarëve për vetë rolin e tij vendimtar për Çlirimin dhe Pavarësinë e Kosovës, bombardimet e NATO-s ndaj serbëve dhe parandalimin e një genocidi në masë. Kosova ka emëruar një rrugë dhe një autostradë për nder të Engelit dhe madje, ka lëshuar një pullë postare me fotografinë e tij.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit