Pas 40 vitesh, NASA ndryshon dizajnin e kostumit të astronautëve

Pas 40 vitesh, NASA ndryshon dizajnin e…

NASA ka zbuluar modelin e ardhshëm të kostumeve hapësinore, të cilat janë dizajni i parë i ri pas 40 votesh. Astronautët pritet t’i veshin këto kostume në misionin e tyre në polin jugor të Hënës në vitin 2025.

Axiom Space me bazë në Teksas iu dha kontrata e krijimit të kostumeve hapësinore prej 1.26 miliardë dollarësh vitin e kaluar. Kompania ka shfaqur sot një model të kostumit hapësinor, që Nasa e ka zgjedhur tashmë për përdorim në misionet e saj Artemis.

Ne nuk kemi pasur një kostum të ri që nga kostumet që kemi projektuar për anijen hapësinore. Për 40 vjet ne kemi përdorur të njëjtin kostum”, tha drejtoresha e Qendrës Hapësinore Johnson të NASA-s, Vanessa Wyche. CEO i Axiom, Michael Suffrendini, shtoi: “Ne nuk po çojmë vetëm astronautët në hënë dhe më gjerë, ne po e çojmë qytetërimin në hënë dhe më gjerë.”

Veshja hapësinore bazohet në një hulumtim rreth 10-vjeçar që po zhvillohet në Qendrën Hapësinore Nasa Johnson nga ekspertë të kostumeve, shpjegoi ai. Rreth 50% e dizajnit të kostumit bazohet në dizajnin origjinal të Nasa-s, ndërsa gjysma tjetër është e gjitha Axiom. Kostumi ka shumë kërkesa termike, pasi poli jugor i hënës është jashtëzakonisht i ftohtë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit