Pas 75 ditësh shërohet nga koronavirusi, 23-vjeçarja në Itali: Më në fund mora përgjigjen e tamponit të dytë

Pas 75 ditësh shërohet nga koronavirusi, 23-vjeçarja…

Një 23-vjeçare në Itali pas 75 ditësh shërohet më në fund nga koronavirusi. Bianca Dobroiu, e cila punnn si modele ishte rasti i parë me COVID-19 në Bolonja dhe tashmë ishte kthyer në një rast të rrallë kombëtar e ndërkombëtar.

“Më në fund më erdhi përgjigjja negative e tamponitr të dytë. Këta muaj më janë dukur shumë të gjatë, dukej sikur koha qëndronte në vend. Por mjaft, sor edhe unë mund të them që e munda koronavirusin”- ka thënë 23-vjecarja për mediat italiane.

“Jemi duke e studiuar me kujdes rastin e 23-vjeçares, deri më sot asnjë pacient në Itali nuk ka qëndruar kaq gjatë me koronavirus. Asnjë rast i infektuar me koronavirus nuk kalon javën e katërt”- ka thënë më herët mjeku specialist në spitalin ku ishte e shtuar 23-vjecarja, Luciano Attard. /Balkan Web

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit