Pas akademisë së barinjve, ministrja e Bujqësisë premton panele diellore në stane

Pas akademisë së barinjve, ministrja e Bujqësisë…

Pas akademisë së barinjve e cila bëri bujë, ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca, ka bërë një tjetër deklaratë ku ka dhënë një premtim. Bëhet me dije se së shpejti, sipas Krifcës, në stane do të ketë panele diellore.

Ministrja tha:

Që në periudhën si drejtoreshë e Azhbr jam konsuluar me bujqësori dhe ne donatorë, Gizi ka qenë një partner ne kemi filluar që në 2018 të mbështesim stanet me infrastrukturën e nevojshme dhe me panele diellore që të lehtësojmë jetën e këtyre profesionistëve në fushë e vetë dhe është një program që do të vazhdojmë ta përforcojmë pikërisht për të ruajtur traditën në fusha të tilla.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit