Pas aksidentit doli në rrugë! Një makinë tjetër e përplas për vdekje 28-vjeçarin

Pas aksidentit doli në rrugë! Një makinë…

Dy aksidente të njëpasnjëshme kanë ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne, rreth orës 05:05, në autostradën “Tiranë-Durrës”.

Sipas autoriteteve policore, fillimisht shtetasi G. M., rreth 28 vjeç, ka humbur kontrollin e automjetit dhe është përplasur me trafikndarësen. Pas këtij aksidenti, ai dhe 3 pasagjerët që ishin në automjet kanë dalë nga makina dhe kanë qëndruar në rrugë, ku janë përplasur nga një automjet tjetër i drejtuar nga shtetasi I. L.

Për pasojë, G. M. ka humbur jetën, ndërsa pasagjerët janë dërguar në spital për mjekim. Shoferi I. L. është shoqëruar në Komisariat për hetime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak 

Rreth orës 05:05, në autostradën “Tiranë-Durrës”, shtetasi G. M., rreth 28 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti është përplasur me trafikndarësen. 

Pasi ka dalë dalë nga automjeti, bashkë me 3 pasagjerët, gjatë kohës që qëndronin në rrugë, ata janë përplasur nga automjeti me drejtues shtetasin I. L.

Për pasojë, shtetasi G. M. ka humbur jetën, ndërsa 3 pasagjerët e automjetit të tij janë dërguar në spital, për mjekim.  

Shtetasi I. L është shoqëruar në Komisariat, për veprime të metejshme proceduarale. 

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit