Pas aksidentit të rëndë, Michael Schumacher jep “intervistën e parë” për median gjermane

Pas aksidentit të rëndë, Michael Schumacher jep…

Kopertina e revistës së përjavshme gjermane ‘Die Aktuelle’, e cila pretendon të ketë intervistën e parë ekskluzive me Michael Schumacher, ka shkaktuar bujë në Gjermani, por edhe jashtë kufijve të saj. 

Titulli dhe kopertina e revistës bëjnë të qartë se vetë Schumacher ka dhënë intervistën e tij të parë pas aksidentit tragjik të skijimit në vitin 2013, i cili e la në koma. E ndërsa askush nuk e di gjendjen e vërtetë të shëndetit të ish-pilotit, revista vazhdoi me një taktikë shumë të diskutueshme.

Në kopertinën e revistës ajo pretendon se ka marrë intervistën e parë të Schumacher-it, madje ka shkruar edhe fjalët e tij. Sigurisht që realiteti është ndryshe, pasi revista dyshohet se ka përdorur sistemin e inteligjencës artificiale (chatbot) që mund të përgjigjet duke imituar njerëz të famshëm. 

Kjo lëvizje e revistës ka bërë bujë, sidomos në periudhën e fundit kur bashkëshortja e Schumacher ka deklaruar se po bën gjithçka për të mbajtur familjen të bashkuar dhe larg thashethemeve dhe deklaratave të rreme. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit