Pas aksidentit vajzës së vogël nuk i rritet më gishti, familjarët kërkojnë ndihmën e një specialisti

Pas aksidentit vajzës së vogël nuk i…

Një familje nga Durrësi ka nevojë për ndihmë ose informacion nga persona që mund të kenë kaluar një situatë të ngjashme, për një problem shëndetësor me të cilin përballet vajza e tyre.

Vajza e vogël e familjes ka pësuar disa vite më parë një aksident, ku ka dëmtuar nervin e gishtit tregues. Që prej asaj kohe, ajo nuk ka mundur ta lëvizë gishtin dhe ai nuk është zhvilluar normalisht.

Familjarët shprehen se nuk kërkojnë ndihmë financiare, por vetëm një informacion apo rekomandim për një mjek ose klinikë të specializuar, brenda ose jashtë Shqipërisë, ku rasti të mund të vlerësohet me profesionalizëm.

Ata falënderojnë këdo që mund të ndajë një kontakt apo një këshillë që mund t’i ndihmojë në gjetjen e trajtimit të duhur.

Mesazhi i familjarëve:

Pershendetje, do doja te me ndihmonit me nje postim ndoshta dikush qe ka pasur te njejtin problem mund te me keshilloj me ndonje mjek  te mir. Motra ime vogel para ca vitesh ka pasur nje aksident te vogel edhe ka prer gishtin tregues me sakt  nervin e gishtit dhe nuk e leviz fare dhe gishti as nuk rritet, nese dikush mund te me jap ndonje informacion per ndonje klinik te mir brenda apo dhe jasht shqiperis do isha vertet e lumtur. Gjithashtu dua te theksoj qe nuk kerkoj ndihme financiare thjesht ndonje doktor apo klinik qe mund te bej dicka me profesionalizem. Faleminderit!

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit