Pas arrestimit për drogë, Nicki Minaj mesazh fansave: U kërkoj falje…

Pas arrestimit për drogë, Nicki Minaj mesazh…

Këngëtarja me famë botërore, Nicki Minaj, pasi u arrestua tre ditë më parë, ka njoftuar se do të ketë një datë të re për koncertin e saj që u anulua në arenën Co Op në Mançester.

Ajo shprehet se fansat e saj duhet të presin disa ditë deri sa ajo të dalë në skenë më datë 3 qershor. Sipas Mirror këngëtarja u kërkoj falje fansave të saj dhe gjithashtu u shpreh se policia u mundua shumë që të ndalonin turneun e saj.

Fansat e saj po prisnin me padurim të shikonin perfomancën e këngëtares, por ajo u arrestua në Amsterdam më datë 25 maj pasi iu gjetën lëndë narkotike.

41-vjeçarja në një ‘Live’ në Instagram ka mohuar se kishte lëndë narkotike, por sidoqoftë ajo është marrë nga policia në komisariat pa prezencën e një avokati.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit