Pas arrestimit u mbajt tre ditë në burg, Gjykata liron kryeplakun e Dajtit

Pas arrestimit u mbajt tre ditë në…

Azem Dedaj, kryepalak i  Dajtit i arrestuar tre ditë më parë pasi në këtë njësi administrative u gjetë bimë natkotike kanabisi është liruar nga burgu. Gjykata e Tiranës caktoi ndaj tij masën e sigurisë detyrim paraqitje, ndërsa la në masën arrest me burg 37-vjeçarin Rexhep Halili, i cili do vijojnë të qëndrojnë në burg të paktën deri në përfundim të hetimeve.

Fillimisht ndaj tyre prokuroria ngiti akuzat e “kultivimit të bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim si dhe “shpërdorim detyre. Sipas akuzës këta dy persona bë bashkëpunim me njëei tjetrin kanë kultivuar bimë narkotike kanabis. Ata u arrestuan pasi pas një kontrolli të policisë në njësinë administrative Dajt, u konstatuan bimë narkotike të kundraligjshme.

Përpara gjykatës 52-vjeçari me detyrë kryeplak në Dajt ka mohuar akuzat. Ai është shprehur se vazhdimisht ka kryer kontrolle në zonë dhe nuk ka konstatuar asnjëhëre në zonë mbjellje të lëndës narkotike. Sipas tij nëse do haste një gjë të tillë patjetër që do të lajmëronte autoritetet.

Për këtë kërkoi masë më të lehtë sigurie, kërkesë e cila u pranua nga gjykata. Në malin e Dajtit, policia pas kontrolleve gjeti të mbjella 25 rrënjë lëndë narkotike, e për këtë arsye u vunë në pranga nga blutë e kryeqytetit kryeplaku dhe 37 vjeçari. Por, për Dedjan nuk janë gjetur prova që ai kishte dijeni për aktivitetetin e palogjshëm e për këtë do hetohet në gjendje të lirë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit