Pas betonizimit, shpyllëzimit dhe ngritjes së kullave/ Erjon Veliaj merr edhe për katër vite drejtimin e Tiranës

Pas betonizimit, shpyllëzimit dhe ngritjes së kullave/…

Erion Veliaj është konfirmuar si kryebashkiak i Tiranës edhe për 4 vite të ardhshme, duke e bërë këtë mandatin e tij të tretë. Kandidat përballë tij ishte Belind Këlliçi, përfaqësues i koalicionit “Bashkë Fitojmë”. 

Veliaj arriti të merrte fitoren e Tiranës me mbi 58 mijë vota përballë rivalit të tij demokrat, Belind Këlliçi, madje duke i marrë fitoren edhe në ‘shtëpinë’ e tij Myslym Shyri, ku edhe votoi. 

Ndërsa në vend të tretë është renditur Arlind Qori i Lëvizjes Bashkë me 13.835 vota ose 4.27%, ndërsa në vend të katërt Roland Bejko i Partisë Demokratike me 12.388 vota ose 4.27%. Marko Dajti ka marrë 2807 vota, ndërsa Lajla Përnaska ish deputetja demokrate që kandidoi për Partinë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka marrë 2104 vota.

Harta e ngjyrosur mavi

Partia Socialiste arriti që të merrte shumicën e bashkive në vend, me përjashtim të shtatë bashkive që i mori koalicioni “Bashkë Fitojmë”. 

Sigurisht që shqiptarët e ndershëm, ata që nuk shitën votën, ata që duan ta shohin vendin teksa bën hapa të sigurtë drejt Bashkimit Europian, shqiptarët që nuk duan shpopullimin e vendit, shqiptarët që nuk duan që fëmijët t’u marrin rrugët e vendeve të botës për një jetë më të mirë, NUK JANË ASPAK TË GËZUAR PËR KËTË FAKT! 

Me sa duket kjo fitore e socialistëve është reflektim i pjesëmarrjes së ulët në zgjedhje ku fakt është që gjatë viteve të qeverisjes socialiste shqiptarët janë dyndur masivisht në rrugët e Europës. 

Tirana e betonizuar 

A duhet të na vijë keq që sërish drejtimin e Tiranës e mori Veliaj? Me siguri që po. Veliaj ishte ai që për gjithë këto vite e ka betonizuar çdo cep të saj, ka ndërtuar kulla në mes të qytetit. Vendimet e tij i kanë prishur pamjen e bukur arkitekturore qytetit, me një kullë fiks pas sahatit, duke e lënë këtë të fundit si diçka pa vlerë nën hije të kullës. 

Për të mos folur për faktin se vëmendja e Lalit me sa duket është të punojë vetëm për qendrën, pasi Astiri një lagje e populluar tepër, nuk ka rrugë, shkolla, kopshte… ahhh po për një cerdhe dha leje këtë vit që të hapej. Çerdhe ku gjenden vetëm tre mësuese, ndërsa numri i fëmijëve për mësues është ekstremisht i lartë, plot 15 fëmijë nën kujdesin e një edukatoreje. Por banorët e Astirit ndoshta në këtë fushatë do ishin kënaqur që për rrugët e tyre të kishte patur edhe pak asfakt elektoral… Por le të mbeten optimistë se do t’u mbërrijë asfalti në zgjedhjet e ardhshme. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit