Pas Bilishtit, pôlicia ngre postblloqe edhe në Gjirokastër e Tepelenë: Mos shkoni në Kakavijë pa dokumentin e testimit

Pas Bilishtit, pôlicia ngre postblloqe edhe në…

Sikur të mos mjaftontin pritjet e gjata të qytetarëve nëpër pikat kufitare, pôlicia tashmë ka ngritur edhe postoblloqe në dalje të qyteteve.

Në Jorgucat, Tepelenë dhe Gjirokastër, pôlicia ka ngritur postblloqe, për të informuar qytetarët, që të mos shkojnë në Kakavijë, nëse nuk disponojnë dokumentin që kanë rezultuar negativ në testin ndaj COVID-19.

Dokumenti gjithashtu duhet të jetë i përkthyer në anglisht dhe i noterizuar.

Ndërkohë pala greke ka siguruar palën shqiptare, se puna do të vijojë rregullisht në Kakavijë deri në orën 22:00.

Më pas kufiri do të mbyllet dhe ditën e nesërme të gjithë shtetasit që futen në territorin grek, duhet të izolohen për një javë.

 Po ashtu nuk do të lejohet të futen më shumë se 1050 shtetas përgjatë 24 orëve, respektivisht 750 në Kakavijë dhe 300 në pikën kufitare të Kapshticës.

Të gjithë udhëtarët, përveç dokumentit që vërtetojnë se nuk janë me COVID-19, duhet të plotësojnë edhe formularin e posaçëm.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit