
Erion Veliaj është kthyer në një nga personazhet më të urryer në Shqipëri, për shkak të autopërgjimit që doli, ku fliste me fjalor banal dhe shantazhonte anëtarët e klubit Tirana, si dhe për deklaratat që ka lëshuar për konviktorët, të cilët sipas tij janë në Tiranë për të ngrënë dhe për të kryer nevoja personale.
Ditën e sotme, Erion Veliaj ka qenë në një takim me rektorë dhe dekanë të universiteteve, ku prej aty nuk e ka lënë mangët propagandën dhe dëshirën e madhe për të ndërhyrë në zgjedhjet e kreut të federatës së futbollit. Mirëpo, ajo që u vu re nga të gjithë, ishte numri i ulët që e ndiqnin Erion Veliajn teksa ai fliste. Vetëm 65 persona (online) e kanë ndjekur Erion Veliajn për më shumë se 25 minuta që ai ka folur me pedagogët, rektorët dhe dekanët.
