Pas publikimit të një denoncimi të bërë më herët në JOQ Albania, ku një qytetare pretendonte se i ishte marrë çanta, ka reaguar personi që shfaqej në pamjet e kamerave.
Qytetarja mohon ta ketë vjedhur çantën dhe sqaron se e kishte gjetur atë në rrugë.
Sipas saj, çanta nuk kishte para, dokumente apo telefon, por vetëm rroba.
“Unë çantën e çova te vendi ku e gjeta. Kam takuar edhe zonjën, por këto po jua lë juve për komentet e bukura, se i njihni njerëzit duke i parë. Unë nuk jam hajdute.”
Ajo thotë se, pasi e kishte gjetur, e ka marrë çantën, e ka larë dhe më pas e ka rikthyer në të njëjtin vend ku e kishte gjetur.
“Dhe ja kam larë çantën, veç rroba ka pasur. Të kishte diçka me rëndësi, edhe ajo zonja edhe unë do ishim aty ku e ka vendin, në polici.”
Qytetarja shprehet gjithashtu e revoltuar nga komentet dhe akuzat që kanë pasuar publikimin e pamjeve.
“Unë nuk e vodha, e gjeta, e lashë aty ku e gjeta. Më pas kam takuar atë zonjën që e kishte.
Ajo kërkon që njerëzit të mos gjykojnë apo etiketojnë persona vetëm nga pamjet e një videoje.
JOQ Albania publikon reagimin e qytetares si një përditësim të rastit, duke sjellë edhe versionin e saj pas denoncimit të mëparshëm. Nga materialet e publikuara nuk mund të përcaktohet në mënyrë përfundimtare nëse ka pasur vjedhje, ndaj rrethanat e plota të ngjarjes mbeten për t’u sqaruar.