Pas dhunimit të djalit, babai i gazetarit Laze hiqen nga puna: Më pushuan se i çova letër Lleshit

Pas dhunimit të djalit, babai i gazetarit…

Është pushuar nga puna babai i gazetarit Elio Laze, shkrimtari dhe gazetari, Luan Laze, ndërsa lajmin e ka bërë publik vetë ky i fundit nëpërmjet rrjeteve sociale.

Ai tha se, ky propozim lidhet me ministrin Lleshaj dhe kryeministrin Rama, pasi djali i tij u dhunua gjatë protestës për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe ishte në krye të detyrë si gazetar.

Ai shprehet se, ishte propozim i Ministrit Lleshi dhe vendimi i kryeministrit Rama, pasi pasqyroi protestën për shembjen e Teatrit dhe kërkoi drejtësi për rrahjen e djalit të tij, që ishte në krye të detyrës.

Fotografia e Armir Shkurti

Reagimi i plotë në rrjetet sociale:

“Me propozim te Ministrit Brendshem, dhe vendim te Kryeministrit te vendit tim, Edi Rama, pushohem nga puna! Arsyeja: Letra publike qe i drejtova Ministit Leshaj per rrahjen e djalit tim gazetarit Elio Laze, ne krye te detyres, duke pasqyruar protesten e artisteve dhe banoreve te Tiranes, per shembjen e Teatrit Kombetar.

Atehere kur pret ti pret pergjigje qe fajtori i policise te identifikohet, dhe te vihej para pergjegjesise, vjen pergjigja: Je i pushuar nga puna! Kjo eshte goditja e dyte qe shteti ushtron ndaj familjen time!

Heren e pare me dhune, dhe tani me buken e perditshme. Vetem sepse djali im ishte ne krye te detyres si gazetar, ndersa babain i tij, sepse ngriti zerin ne mbrojtje te drejtes per proteste, fjales se lire dhe plageve mbi trupin e tim biri! Eshte e drejte themelore te bej kete, si qytetar, si gazetar, shkrimtar dhe si prind!

Por goditja e pare dhe e dyta, vertetuan se keto nuk ushtrohem, aq me pak te njihen nen regjimim e ketij Kryemimistri. E thote vete shpesh here ne intervista se, ”une nuk jam si te tjeret” Faleminderit Edi Rama. Faleminderit Lleshaj!/Gazetaatdheu.com/

Fotografia e Armir Shkurti

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit