Pas disa ditësh kërkimi! Nxirret trupi i pajetë i Arjan Salës nga magazina e shkrumbuar te Casa Italia

Pas disa ditësh kërkimi! Nxirret trupi i…

Trupi i pajetë i Arjan Salës është gjetur mbrëmjen e djeshme nga forcat zjarrëfikëse në magazinën në qendrën tregtare ‘Casa Italia’. Këtë lajm e ka bërë të ditur policia e shtetit e cila me anë të një njoftimi shkruan se trupi i pajetë i përket të riut.

Tek “Casa Italia” si rezultat i kërkimeve intensive, të pandëprera, nga zjarrëfiksit dhe shërbimet e Policisë, mëngjesin e sotëm zjarrëfiksit bënë të mundur gjetjen e trupit të pajetë që dyshohet se i përket shtetasit Arjan Sala, 32 vjeç, i cili ishte me detyrë punonjës i shërbimit të sigurisë të një kompanie private.’-shkruhet në njoftim.

Ka qënë xhaxhai i të riut ai i cili ka bërë të mundur identifikimin e trupit, e më pas është dërguar në morg për t’iu nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore. Sala kishte djegie të thella në disa pjesë të ndryshme të trupit.

Pas më shumë se 48 orësh kërkime nga forcat zjarrëfikëse, forcat vullnetare, qentë e shpëtimit, trupi i 32-vjeçarit u gjet në orën 03:00 të mëngjesit. Punonjësi i magazinës kishte mbetur i bllokuar në katin e nëndheshëm të magazinës e cila shërbente për të mbajtur furnizimet me rroba që vinin për qendrën tregtare. Dosja.al mëson se në tentativë për të hapur derën, Sala ka mbetur brenda saj. Trupi i tij u gjend në afërsi të derës së kyçur.

Zjarri nisi pasditen e së mërkurës rreth orës 15:00 një magazinë tek Casa Italia. Sipas dëshmitarëve, Sala ka shpëtuar rreth 20 punonjës të tjerë, e vetë është futur për të shuar zjarrin, por fatkeqësisht nga aty nuk ka mundur që të dalë. Ndërkohë që ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit në magazinë, por paraprakisht raportohet se një defekt elektrik mund të ketë bërë të mundur aktivizimin e flakëve. Do të jetë grupi hetimor, ai që do të zbulojë gjithë dinamikën e ngjarjeve tek godina në hyrje të Tiranës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit