Pas divorcit burri detyrohet t’i paguajë gruas 25 vite punë, që i shërbeu familjes

Pas divorcit burri detyrohet t’i paguajë gruas…

Një çift në Spanjë i ka dhënë fund martesës së tyre 25 vjeçare dhe pas divorcit gjykata vendosi që biznesmeni t’i paguajë ish-bashkëshortes së tij rreth 180,000 £, llogaritet paga minimale për 25 vjet që ajo ka ndenjur në shtëpi dhe i ka shërbyer familjes. 

Çifti kanë dy vajza dhe vendimi i gjykatës thotë se Ivana Moral kishte kaluar pothuajse të gjithë kohën e saj duke u kujdesur për familjen. Burri duhet t’i paguajë Ivanës një pension të barabartë me 444 £ në muaj, si dhe 356 £ dhe 533 £ për dy vajzat e tij, të cilat tani janë 20 dhe 14 vjeç. Pra në total ai duhet t’i japë gruas dhe dy vajzave plot 1 333 £ në muaj. 

Nëna e dy fëmijëve, e cila u martua me biznesmenin në vitin 1995 ka thënë se është e lumtur me pagesën pas shumë vitesh punë, raporton Daily Mail.

Është e qartë se përjashtimi plotësisht financiarisht pa më mbetur asgjë pas përfundimit të martesës sime ishte një rast abuzimi. Unë dhe vajzat mbetëm pa asgjë pas gjithë këtyre viteve që kam kushtuar gjithë kohën, energjinë dhe dashurinë time në familjeUnë e mbështesja burrin tim në punën e tij dhe në familje isha si nënë dhe baba. Nuk më lejohej asnjëherë akses në çështjet e tij financiare; gjithçka ishte në emrin e tij”, tha ajo. 

Në fillim të martesës bashkëshorti i kishte kërkuar Ivanës që të nënshkruante një kontratë që parashikonte ndarjen e pronës. Në dokument saktësohej se çdo gjë që fitonte secila palë ishte vetëm e tyre. Kështu që kjo marrëveshje e kishte lënë Moral pa akses në asnjë nga pasuritë e fituara gjatë viteve të bashkëjetesës. 

E pyetur se përse e tregon tani rastin e saj Moral tha se dëshiron që gratë të dinë se çfarë të drejtash kanë. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit