Pas divorcit do ndanin edhe pasurinë, burri vret ish-gruan në gjykatë e më pas veten

Pas divorcit do ndanin edhe pasurinë, burri…

Ndarja e pasurisë pas ndarjes është bërë shkak për vrasjen e dyfishtë të regjistruar në një gjykatë në jug të Francës. 66-vjeçarja u qëllua për vdekje nga ish-burri i saj, i cili po e priste në dalje të gjykatës. Një plumb në kokë i mori jetën në vend gruas, ndësa ish-burri i saj rreth 72-vjeç, pas ngjarjes së rëndë, qëlloi edhe veten.

Prokurori konfirmoi se çifti ishin divorcuar në vitin 2016, dhe kishin një takim në ora 14:00 në gjykatë për të diskutuar ndarjen e pasurisë të tyre. Prokurori shtoi më tej se burri kishte precedent të mëparshëm penal për dhunë ndaj gruas, kur ata kishin qenë të martuar, por ndaj saj nuk kishte asnjë urdhër mbrojtje.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit