Pas divorcit u fut në “Për’puthen” për të gjetur nuse, ish-konkurrenti rikthehet me gruan

Pas divorcit u fut në “Për’puthen” për…

Arsimi, një ish-konkurrent i “Për’puthen 2” i cili flirtoi me Ana Leshin dhe që hyri në program si i dvorcuar dhe me një fëmijë, në një intervistë për një emision, ka deklaruar se është kthyer me ish-gruan e tij. Arsimi, ,shqiptar i Maqedonisë, ka 3 muaj që është rikthyer me gruan e tij dhe tregoi se beson se do ta zgjerojnë familjen.

Arsimi:

Jam rikthyer me ish-gruan time. Duhet t’i themi disa gjëra, se kur dalim në Prishtinë ose Tiranë njerëzit vazhdojnë e afrohen dhe duhet të tregohen më të matur kur e dinë që je në një lidhje. Kur u ktheva nga pushimet verore, u afruam që te ai klubi që hapa me një ortakun tim. Ajo vinte rregullisht, çdo fundjavë. Erdhi një pikë që ia nisëm me bisedu me të kaluarën, ajo e dinte se kisha ndjenja për të. Një lidhje 10-vjeçare nuk harrohet kollaj.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit