Pas Drake edhe Kanye West vishet me simbolin e shqiponjës

Pas Drake edhe Kanye West vishet me…

Kanye West është parë veshur me një bluzë ku shihet një shqiponjë me dy koka vetëm një javë pasi Drake kishte veshur një dizajn të ngjashëm në videoklipin e tij më të fundit muzikor. E quajtur “Vultures”, që është edhe titulli i këngës së tij më të fundit, logo kishte një ngjashmëri të jashtëzakonshme me një xhaketë që Drizzy kishte veshur në paketën e tij vizuale për “Polar Opposites” ku shfaqej shqiponja dykrenare nga flamuri shqiptar.

Kanye West me logon e tij të re mund të ketë edhe një shenjë për Shqipërinë, ose emblema mund të interpretohet edhe si një ndryshim i stemës gjermane, e cila, vlen të përmendet, është përdorur nga Gjermania naziste deri në vitin 1935. Kanye West është vënë vazhdimisht nën kritika për komentet e tij të pandjeshme ndaj popullit hebre. Kjo kulmoi një vit më parë, kur ai kërkoi që ata të falnin Adolf Hitlerin, i cili ishte përgjegjës për vrasjen masive të mbi gjashtë milionë hebrenjve gjatë Holokaustit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit