Pas dy vitesh pandemi, rikthehet Panairi i Librit

Pas dy vitesh pandemi, rikthehet Panairi i…

Pas dy vitesh pandemi është rikthyer Panairi i Librit në Pallatin e Koncerteve pas dy vitesh mungesë për shkak të pandemisë.

Për pesë ditë, mbi 90 shtëpi botuese do të prezantojnë titujt e rinj dhe do të vendosin sërish komunikimin e drejtpërdrejtë më lexuesin.

Në këtë edicion po marrin pjesë shtëpi botuese nga Shqipëria, Kosova dhe treva të tjera shqiptare.

Si në panairet e mëparshme, titujt e huaj janë më të shumtë se sa nga letërsia shqipe, megjithatë disa prej shtëpive botuese do të prezantojnë titujt e autorëve shqiptarë.

Për vizitorët e parë ky event i rëndësishëm ishte i munguar. 

Panairi do të vazhdojë deri të dielën, ndërsa ditën e shtunë do të behët edhe ndarja e çmimeve për krijim më të mirë, përkthimin më të mirë e disa të tjera. 

Qytetarët mund ta vizitojnë panairin e librit pa certifikatë vaksinimi dhe pa teste që dëshmojnë se janë negativë nga COVID-19. Por sipas organizatorëve nuk do të lejohen grupimet e mëdha, as qytetarët pa maska.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit