Pas dyshimeve se shkaktonte mpiksje të gjakut, vaksina AstraZeneca ndryshon emër, ja si do të emërtohet tani e tutje

Pas dyshimeve se shkaktonte mpiksje të gjakut,…

Vaksina e koronavirusit e prodhuar nga kompania farmaceutike AstraZeneca tani do të quhet ‘Vaxzevria’, njoftoi agjencia suedeze e mjekësisë ‘Läkemedelsverket’ bazuar në të dhënat e Agjencisë Evropiane të Barnave (EMA).

Vaksina në vetvete mbetet e pandryshuar, por agjencia suedeze e konsideron të rëndësishëm emrin e ri, pasi sipas saj shoqërohet me ndryshime, siç janë etiketimet dhe paketimet e reja.

Ndryshimi i emrit në Vaxzevria u miratua nga EMA më 25 Mars, pas një aplikimi të bërë nga kompania.

Vaksina e prodhuar nga kompania farmaceutike britanike-suedeze ka qenë temë diskutimi disa herë që kur mori dritën jeshile nga EMA në fund të janarit.

Fill pas miratimit të tij, vende të ndryshme në Evropë vendosën të mos e përdorin atë për të moshuarit, teksa prisnin më shumë të dhëna shtesë.

Më vonë, në fillim të marsit, disa vende evropiane pezulluan përkohësisht përdorimin e vaksinës AstraZeneca për shkak të disa rasteve të mpiksjes së gjakut dhe problemeve që shkaktonte.

Më 18 Mars, EMA rikonfirmoi se vaksina ishte e sigurt dhe efektive dhe se përfitimet tejkalojnë rreziqet e mundshme, por endeçështja është nën hetim.

Për më tepër, kompania ka qenë gjithashtu objekt diskutimi pasi në mënyrë të përsëritur uli dërgesat e premtuara në BE, duke rezultuar në përshkallëzimin e tensioneve midis BE dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit