Pas fermerëve të jugut dhe myzeqesë, në protestë dhe të Korçës

Pas fermerëve të jugut dhe myzeqesë, në…

Pas protestave të mbajtura nga blegtorët e jugut dhe fermerëve të myzeqesë të cilët janë venë në vështirësi për shkak të çmimit të ulët dhe mos-tregtimit të prodhimeve të tyre, këtë të shtunë në protestë janë ngritur dhe ata të verilindjes.

Në Korçë mbi 15 000 ton mollë kanë mbetur në magazina e frigoriferë, duke i zhytur fermerët në borxhe pasi ata nuk kanë mundur që të nxjerrin dot as lekët që investuan. Një grup fermerësh janë mbledhur që në orët e para të mëngjesit në kryqëzimin e fshatit Zvirinë, në aksin Korçë-Pogradec duke protestuar pasi mollët u kanë mbetur pa shitur për shkak të hyrjes në vendin tonë të produktit të huaj.

Përveç mungesës së subvencioneve nga Ministria e Bujqësisë, fermerët përballen sot me mungesën e hapësirës në treg. Nëse nuk tregtohet brenda pak javësh, me rritjen e temperaturave produkti i tyre do të fillojë të prishet dhe të shkojë dëm. Ky problem ka qenë edhe vitet më parë me fermerët në Korçë, të cilët jo pak herë kanë hedhur në përrua prodhimet e tyre.

Fermerët tanë nuk janë të vetmit që po ndihen në vështirësi! Edhe në Itali e Gjermani fermerët po protestojnë prej javësh për gjendjen e vështirë të tyre, madje protestat kanë qenë intensive deri në bllokimin e rrugëve me mjetet e bujqësisë, dhe derdhjen e jashtëqitjes së kafshëve nëpër qytete.

Në vendin tonë blegtorët e jugut paralajmëruan se nëse nuk merren masa do të mblidhen në kryeqytet, por deri më tani asnjë datë proteste nuk është paralajmëruar!

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit