Pas fitores në New Hampshire, cila është ndalesa tjetër për Donald Trump?

Pas fitores në New Hampshire, cila është…

Donald Trump fitoi në një rezutalt të bindshëm në primaret e Iowa në 15 Janar përballë Ron Desantis, Desantis, Nikki Haley dhe Vivek Ramaswamy. Javën e kaluar dy kandidatët Vivek Ramaswamy dhe Ron Desantis u tërhoqën nga gara duke mbështetur Donald Trump duke deklaruar se Trump është favorit kundër Joe Biden.

Donald Trump fitoi të martën në primaret në shtetin New Hampshire përballë Nikki Haley me 11 përqind të votave të numëruara. Nga ana tjetër kandidatja Nikki Haley është zotuar të vazhdojë garën përballë Donald Trump i cili deri më tani bazuar edhe në sondazhet publike të mediave dhe kompanive paraqitet kandidati i nominuar nga votuesit republikanë përballë Joe Biden.

Joe Biden pavarësisht se nuk ishte në fletën e votimit dhe mungesës së fushatës fitoi gjithashtu primaret në Partinë Demokrate në New Hampshire përballë kandidatit Dean Phillips i cili është kongresman në Minnesota në Kongresin Amerikan. Pas votimeve Biden ka deklaruar se ështe e qartë se përballë do të ketë Donald Trump në Zgjedhjet Presidenciale në 5 Nëntor.

Donald Trump nga ana tjetër ka deklaruar se nuk ka zgjidhje tjetër nëse nuk fitojmë dhe se vendi është i mbaruar në rast se humbim.

Zgjedhjet e ardhshme për të nxjerrë kandidatët për zgjedhjet presidenciale do të zhvillohen në shtetin e Nevadës në 8 shkurt ku Donald Trump është në avantazh me disa pikë në sondazhet e mediave dhe kompanive të sondazheve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit