Pas fitores trajneri i Zvicrës me lot në sy vrapon drejt kapitenit Xhaka duke e përqafuar

Pas fitores trajneri i Zvicrës me lot…

Zvicra ka shkruar historinë në Kupën e Botës 2026, duke siguruar për herë të parë pas 72 vitesh një vend mes tetë skuadrave më të mira të turneut. Helvetët eliminuan Kolumbinë pas goditjes së penalltive, pasi 120 minutat e luajtura në Vancouver u mbyllën në barazim pa gola.

Seria e penalltive ishte plot emocione. Davinson Sánchez ishte i pari që gaboi për Kolumbinë, duke e përplasur topin në traversë, por Manuel Akanji nuk arriti ta shfrytëzonte avantazhin, pasi gjuajtja e tij përfundoi mbi portë. Më pas, portieri Gregor Kobel u shndërrua në heroin e mbrëmjes, duke pritur penalltinë e Cucho Hernández dhe duke i hapur rrugën Rubén Vargas, i cili me goditjen vendimtare vulosi kualifikimin historik të Zvicrës.

Në çerekfinale, helvetët do të përballen me Argjentinën, kampionen në fuqi, ndërsa rrugëtimi i Kolumbisë në Botëror mbyllet pas një sfide të luftuar deri në sekondën e fundit.

Pas fishkëllimës përfundimtare nuk munguan as momentet emocionuese. Trajneri i Zvicrës vrapoi drejt kapitenit Granit Xhaka, duke e përqafuar fort në një skenë që simbolizoi gëzimin dhe krenarinë për arritjen historike të kombëtares helvete.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit