Lamine Yamal festoi kualifikimin e Spanjës në finalen e Kupës së Botës në një mënyrë krejt të veçantë. Pas fitores 2-0 ndaj Francës në gjysmëfinale, talenti 19-vjeçar u ngjit në shkallët e stadiumit të Dallasit për të festuar së bashku me vëllain e tij të vogël, Keyne i cili tashmë është bër viral në rrjet, duke ndarë me të një nga momentet më të bukura të karrierës.
Pamjet e publikuara pas ndeshjes tregojnë Yamalin duke përqafuar dhe festuar me Keyne-n, ndërsa të dy shijonin atmosferën elektrizuese të stadiumit pas suksesit që i dërgoi spanjollët në finalen e madhe.
Momenti familjar preku tifozët, të cilët e vlerësuan gjestin e yllit të Barcelonës, i cili zgjodhi ta ndante këtë arritje historike me personin më të afërt të tij.
Tashmë, pas eliminimit të Francës, Lamine Yamal dhe Spanja janë vetëm një hap larg ëndrrës për të ngritur trofeun e Kupës së Botës, ndërsa festa me vëllain e vogël ishte vetëm fillimi i një nate që spanjollët do ta mbajnë mend gjatë.