Pas gafës së mbrojtjes, Pulisic shfaq magjinë! Liverpool në festë (VIDEO)

Pas gafës së mbrojtjes, Pulisic shfaq magjinë!…

Është zhbllokuar derbi i javës në Angli mes Chelseat dhe Manchester Cityt.

Pas 36 minutave lojë Chelsea ka arritur të kaloj në epërsi përballë kampionit në fuqi Manchester Cityt.

Në fakt londinezët kanë përfituar nga një gabim amatoresk i dy lojtarëve të Cityt, Benjamin Mendy dhe Ilkay Gundogan që nuk u koordinuan mirë për ta larguar topin.

Sulmuesi anësorë i Chelseat, Christian Pulisic ka përfituar duke marrë topin dhe duke shënuar një gol të bukur.

E me epërsinë e Chelseat nuk kanë festuar vetëm tifozët e kaltër, por ka shpërthyer festa edhe në Liverpool.

Rezultati momental i kësaj ndeshje e shpall Liverpoolin edhe matematikisht kampion të Anglisë pas 30 viteve pritje./Gazetaatdheu.com/

 

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit