Pas Greqisë dhe Shqipërisë, Turqia 'shkundet' nga tërmeti i fortë, magnituda ishte...

Pas Greqisë dhe Shqipërisë, Turqia ‘shkundet’ nga…

Pas Greqisë sot në mëngjes dhe Shqipërisë një ditë më parë, radha i ka ardhur edhe Turqisë të “shkundet” nga tërmeti.

Lëkundje sizmike janë ndjerë para pak momentesh në Turqi, njoftojnë mediat e huaja.

Tërmeti me magnitudë 5.5 të shkallësh Rihter ka rënë 68 km në verilindje të Izmirit dhe 38 km në lindje të Manisës.

Thellësia e lëkundjeve ka qenë 6.2 milje. Ndërsa për momentin nuk ka raportime për dëme materiale apo në njerëz.

Sot gjatë orëve të mëngjesit, lëkundje u ndjenë edhe në Veri të Greqisë deri në Jugun e Shqipërisë në zonën e Sarandës.

Duket se këto ditë pllaka Ballkanike ka qenë nën ndikimin e lëvizjeve gjeologjike, të cilat kanë akumuluar energji dhe tani po çlirohen në zona të ndryshme me anë të lëkundjeve sizmike./Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit